Ndihmësi i Contes rrezikon 3 vjet burg
Ndihmësi i Antonio Contes, Massimo Carrera rrezikon burgun për shkak të një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e dy studenteve, të ndodhur në dhjetorin e vitit 2012. Zëvëndëstrajneri i Juventus, i cili e zëvendësoi Conten në pjesën më të madhe të sezonit për shkak të pezullimit, po përballet me një proces gjyqësor ku prokuroria kërkoi 3 vjet e 4 muaj burgim, duke e akuzuar për vrasje të qëllimshme.

Ish futbollisti i Atalanta dhe Juventus, nuk arriti ta ndalonte makinën e tij teksa po udhëtonte në autostradë, duke përplasur me disa mjete të cilat ishin përfshirë në një aksident pak sekonda më parë.

Përplasja e dhunshme e makinës së Karreras shkaktoi vdekjen e menjëhershme të dy studenteve, të cilat ndodheshin në mes të autostradës pasi kishin dalë në gjendje të tronditur nga makina e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori