Ndihmoi Romën duke shënuar gol edhe pse ishte i dëmtuar, shikoni çfarë thotë pas sfidës
Pëlqej
Mesfushori belg, Radja Nainggolan nuk ishte në 100% të formës në sfidën kundër Lazios, por rrezikoi dhe ia doli për mrekulli.

Ai ka shënuar një gol tejet të bukur dhe dha gjithçka nga vetja në fushë për ta ndihmuar skuadrën t’i marrë tri pikët.

“Ndoshta kemi vuajtur pak pasi u ngushtua rezultati, por jemi skuadër e madhe dhe skuadrat e mëdha fitojnë këso ndeshje”, deklaroi Naiggolan.

“Këto janë ndeshje të mrekullueshme dhe tejet të rëndësishme. Nuk dëshiroja ta mungoja. Gjithmonë dua t’i ndihmojë shokët e mijë dhe jam i lumtur për ndeshjen e fitoren”, u shpreh belgu.

Krejt në fund numri katër i Romës ka refuzuar të flas për titullin e kampionit.

“Nuk dua të flas për ‘Scudetto’ tani. E rëndësishme për ne është t’i marrim fitoret radhazi pastaj të shohim se ku do të jemi”.

“Qëllimi ynë kryesor është të kalojmë grupin tani në Ligën e Kampionëve pastaj të shohim”, përfundoj Nainggolan. /Albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori