Ndikimi që ka Ronaldo/ Bien aksionet e Juventusit pas akuzave ndaj CR7
Akuzat për përdhunim të bëra ndaj Cristiano Ronaldos, nga ana e modeles amerikane Kathrine Mayorg, duket se po i kushtojnë shtrenjtë edhe klubit të Juventusit.

Kjo pasi aksionet e bardhezinjve kanë rënë ndjeshëm, në masën 9.92 % në bursë, nga rreziku i dëmtimit të imazhit të skuadrës, që ka investuar plot 100 milionë euro te portugezi.

Vetë Cristiano Ronaldo i ka mohuar këto akuza dhe ka kontraktuar avokatët më të mirë në qarkullim, për t’u mbrojtur ndaj padisë së modeles amerikane.

Përveç klubit bardhezi, të shqetësuar janë edhe sponsorët kryesorë të Cristiano Ronaldos, veçanërisht “Nike” që mbajti edhe një qëndrim zyrtar për këtë çështje, që rrezikon të dëmtojë seriozisht imazhin e portugezit dhe shumë markave botërore.
Shtuar më 05/10/2018, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori