Ndiqej nga Inter dhe Juventus, por kolumbiani është pranë Sevillas
Pasi ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Sampdorian, Luis Muriel është drejt transferimit në Spanjë. Sulmuesi kolumbian është vetëm një hap larg transferimit te Sevilla.

Skuadra andaluziane ka arritur akordin me klubin dorian për të blerë kartonin e Muriel duke mposhtur konkurrencën e Lazios dhe Valencias, por pa harruar as interesimin e Juventusit dhe Interit.

Për 26-vjecarin, Sevilla do ti paguajë Sampdorias 22 milionë Euro, plus 6 milionë të tjera në formë bonusesh. Sulmuesi i "Los Cafeteros" do të firmosë me klubin e La Ligas një kontratë 4-vjecare nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.


Shtuar më 27/06/2017, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori