"Ndizen" shpresat te Reali, "AS" sjell lajmin që e kanë pritur të gjithë
Kylian Mbappe ka shtuar shpresën e Real Madridit për transferimin e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.


Ylli i madh i Paris Saint-German në ditët e fundit ka konfirmuar vendosmërinë e tij për ekipin francez.

Mirëpo, ai ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në klub përtej këtij sezoni.

"AS" shkruan se Real Madrid ka shtuar besimin për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbappe është një prej futbollistëve të rinj më të mirë në botë dhe objektiv i madh i klubit nga Santiago Bernabeu.
Shtuar më 24/01/2020, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori