Ndizet sfida Sevilla-Juve, spanjollët sulmojnë me thika fansat bardhezi (VIDEO)
Në prag të super sfidës Sevilla-Juventus tifozët e të dyja skuadrave e kanë nxehur edhe më shumë këtë ndeshje që vendos shumë për vendin e parë në renditje.

Të paktën një tifoz i Juventus-it ka mbetur i plagosur me thikë pas përleshjes, së një grupi tifozësh italian me një grup ultras të Seviljes.

Sipas burimeve paraprake, rreth dhjetë tifoz italian të Juventusit ishin duke pirë diçka në barin, El Papelón de Reyes Católicos. Aty pranë i afrohen disa tifozë spanjoll të Seviljas, duke bërtitur, “Huligans Sevilja” dhe më pas ka nisur përleshja.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila shoqëroi disa persona në komisariat.


Shtuar më 22/11/2016, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori