Ish lojtari i Real Madridit,
David Barral është bërë futbollisti i parë në histori të futbollit që është blerë me
Bitcoin.
Barral që kaloi katër vitet e para të karrierës te gjiganti spanjoll në ekipet B dhe C, u transferua te skuadra e divizionit të tretë, Dux International de
Madrid.
Transferimi nga Racing Santander u bë i mundshëm fal
Bitcoin digjital që e financoi këtë lëvizje.
“
David Barral, një lojtar i ri i DUX Internacional de
Madrid. Mirësevjen në klubin e pafund”.
“Bëhet lojtari i parë që transferohet përmes kriptovalutave. Falënderimi për Criptian, sponsori i ri që e bëri të mundur”, shkruhej në komunikatën e klubit.
Ndërkohë, kujtojmë se
Barral ishte pjesë e Realit në ekipin e dytë dhe tretë ku zhvilloi 53 paraqitje në divizionet e ulëta duke shënuar nëntë gola.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 12:22