Ndodh në Andorra, lojtarët e Kombëtares mbeten pa u larë
Shqipëria la pas humbjen 2-0 në Shkodër teksa dje në mbrëmje fitoi pastër me rezultatin 3-0 në transfertë kundër Andorrës.

Por pas ndeshjes futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk kanë mundur të lahen dhe janë rikthyer ashtu në hotel.

Siç shkruan gazeta "Panorama Sport", shkak janë bërë temperaturat shumë të ulta në Andorrë dhe kushtet jo fort komode të stadiumit.

Futbollistët e kombëtares tonë kanë njoftuar stafin dhe u kanë kërkuar që të udhëtojnë direkt drejt hotelit pa u larë, dhe të mund të bënin dushet në rezidencën ku ishin akomoduar.


Shtuar më 26/03/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori