Ndodh në Angli, 69-vjeçarja vdes pasi goditet me top në kokë
Një gjyshe vdiq në një ndeshje të rugbi pasi topi e goditi në kokë ndërsa shikonte lojën e nipit të saj.

Jennifer Selwood, 69 vjeç, ishte në tribunat e stadiumit ”Towergate”, të klubit të rugbi Taunton, pasi u godit nga një top i rugbi nga një lojtar në një fushë ngjitur.

Ajo shkoi me nxitim në spital dhe ishte në gjendje kome për dy javë në Spitalin Southmead të Bristolit, para se të vdiste më 25 janar, përcjell lajmi.net.

U tha se shkaku i vdekjes ishte dëmtimi traumatik i trurit me anemi aplastike sekondare, gjë që e bën të vështirë për të mpiksur një gjakderdhje.

Zonja Selwood lë pas burrin Colin, fëmijët Clare dhe Daniel, një trajner i lojtarëve të rinj në klub dhe katër nipër e mbesa.

Vajza e saj Clare Rossiter tha: ‘’Jemi shkatërruar plotësisht, nuk kam fjalë”.
Shtuar më 13/02/2020, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori