Ndodh në Gjermani, sulmuesi gabon me portën bosh (VIDEO)
E pabesueshme ajo që i ndodhi sulmuesit të Eintracht Braunschëeig, Manuel Janzer.

Gjatë sfidës së Bundesligës 3, kundër Meppen, u gjend në një pozicion të volitshëm thuajse me portën bosh, por topi, në vend që të tundte rrjetën, u përplas në shtyllë dhe u kthye në lojë.

Shoku i tij i skuadrës goditi saktë brenda zonës, por nuk kishte bërë llogaritë pikërisht me Janzer, që në rolin e portierit nuk lejoi “sferën” të kalonte përtej vijës fatale.

Një episod thjesht i pafat për sulmuesin e Branschëeig, që gjithsesi nuk duhet të jetë mërzitur shumë, sepse ekipi i tij fitoi thellë 3-0.
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori