Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Ndodh në Torino, dalin në shitje fanellat e Juventusit me emrin e Icardit
Ndërkohë që te Interi nxitojnë të rregullojnë marrëdhëniet me Icardin, për të bindur sulmuesin të rikthehet në ekip, në prag të ndeshjeve mjaft të rëndësishme të sezonit, vjen një provokim nga Torino.

Në hyrje të stadiumit “Allianz Stadium” të Juventusit, ka dalë në shitje fanella bardhezi me numrin 9 dhe me emrin e Icardit mbi shpinë, duke ndezur sërish zërat që thonë se sulmuesi argjentinas do t’i bashkohet “zonjës së vjetër” vitin e ardhshëm.

Mauro Icardi nuk stërvitet prej javësh me skuadrën, pasi po akuzon një dëmtim në gju, që më tepër sesa real, duket se ka ardhur si reagim ndaj vendimit të klubit zikaltër, për t’i hequr shiritin e kapitenit.
Shtuar më 09/03/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori