Ndodh për herë të parë pas 24 vitesh për Tottin
Me ardhjen e Edin Dzekos te Roma, në formë huazimi nga Manchester City, u kuptua fare qartë se cili do të jetë roli i Francesco Tottit gjatë këtij sezoni të ri të Serie A, që çeli siparin ditën e shtunë me ndeshjen Verona-Roma.

I kishte ndodhur në të kaluarën, që të mos thirrej fare për një ndeshje, por kurrë në këto 24 vite karrierë të përjashtohej për zgjedhje teknike. Ta shohësh kapitenin e Romës në pankinë për 90 minuta ka qenë një risi absolute për kampionatin italian, të paktën kështu e cilësojnë mediat sportive.

Rudi Garcia është “arkitekti” i këtij rekordi, duke u bërë trajneri i parë në histori që e lë në pankinë kapitenin, në ndeshjen debutuese të kampionatit. /Albeu.com/
Shtuar më 23/08/2015, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori