Ndoshta kthehem sërish...
Pep Guardiola nuk tërhiqet nga deklaratat e bëra më parë, ku Barcelona e tij u penalizua edhe për shkak të vendimeve të ndryshme. Megjithatë ai e pranoi se Reali i Madridit e meritoi titullin kampion.

"Kur një ekip fiton titullin kampion me pikët që ka grumbulluar Reali i Madridit, atëherë do të thotë që e meriton atë. Megjithatë, unë nuk tërhiqem nga deklaratat që kam bërë, pasi ne na ndodhën gjëra të çuditshme. Jam një njeri me karakter dhe ato që i them nuk i hedh poshtë më pas", u shpreh Guardiola.

Më pas tekniku në ikje i skuadrës katalanase foli për duelin e këtij sezoni me kampionët e rinj, Real Madrid. "Unë gjithmonë kam menduar se, që të mundësh një ekip si Reali, duhet që të luash shumë, po shumë mirë. Dhe ndonjëherë, madje nuk funksionon".

Pep foli edhe për derbin e sotëm ndaj Espanyol: "Gjithmonë kjo ndeshje do të dhurojë emocione. Unë te Barça? Mbase kthehem më vonë", deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori