Ndryshe nga Messi, Suarez grumbullohet me Barcelonën, gati për testin e Covid-19
Skuadra e Barcelonës sot do të fillojë stërvitjet e para për sezonin e ri, e futbollistët duhet t’i nënshtrohen testeve të reja për Covid-19.

Nën urdhërat e Koman, futbollistët e Barçës do të zhvillojnë sot stërvitjet, por pa njeriun kryesor, Messin.

Ndonëse Messi ende nuk u pa në terrenin e stërvitjeve të Barcelonës, Suarez tashmë ka udhëtuar për atje, ku pritet të kryej testin "PCR".

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur në Spanjë,"Mundo Deportivo".

Shtuar më 30/08/2020, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori