Ndryshim orari, në këtë datë do të luhet "El Clasico" mes Real Madridit dhe Barcelonës
Pëlqej
La Liga e ka zbuluar datën e ndeshjes së dytë mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Ndeshja do të zhvillohet më 2 mars të këtij viti dhe do të startoj në orën 20:45 në “Santiago Bernabeu”.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni Barcelona turpëroi Realin, duke e mposhtur me rezultatin 5-1 më 28 tetor të vitit të kaluar.

Barcelona aktualisht është në krye të tabelës me 43 pikë, 10 më shumë se Real Madridi që renditet në vendin e katërt. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori