Ndryshim planesh për Interin, bën gati planin për brazilianin
Objektiva të reja për Interin në merkato, Bernard është objektivi kryesor i Interit për merkaton e verës.

Kontrata e futbollistit me klubin ukrainas skadon në 30 Qershor dhe zikaltrit nuk duan surpriza të pakëndshme, për këtë kanë nisur menjëherë bisedimet me menaxherët e lojtarit.

Sipas mediave italiane, milanezët janë gati t’i ofrojnë 25-vjeçarit një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 2.5 deri në 3 milionë Euro në sezon. Për momentin pengesë është bërë kërkesa e Bernard, i cili dëshiron një pagë prej 4 milionë Eurosh në sezon, çështje të cilin drejtuesit e Interit e kanë marrë në shqyrtim./albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori