Ndryshim plani, Perez ofron 90 milionë euro për bomberin e Bayernit
Pëlqej
Florentino Perez nuk do ta lërë në baltë skuadrën e tij. Tashmë Ronaldo i përket së shkuarës dhe presidenti Perez foli për përforccime të bujshme në ekip.

Ndërsa tani është “Don Balon” ai që raporton se presidenti spanjol ka bërë gati 90 milionë euro për të marrë në ekip Robert Levandosvkin.

Po sipas raportimeve që vijnë nga klubi gjerman, Bayern nuk dëshiron ta shesë lojtarin por edhe sikur të dojë ta bëjë nuk hyn në bisedime për një shifër më të ulët se 130 milionë euro.

Ndërkohë në Madrid vazhdohet akoma të shpresohet që Hazard do të jetë një lojtar i tyre duke filluar nga sezoni i ri. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori