Ndryshime në listën e Kombëtares, ikin 3 lojtarë
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se lista e kombëtares për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Islandës më 8 qershor dhe 3 ditë më pas ndaj Moldavisë, ka pësuar ndryshime.

3 lojtarë, Egzon Binaku, Ledian Memushaj dhe i riu Marash Kumbulla nuk do të jenë nën urdhrat e Reja-s në këto dy ndeshje.

"Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë. Po ashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet. Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë", njofton FSHF.
Shtuar më 31/05/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori