Pandemia COVID-19 ka prishur shumë plane.
Kështu shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA është duke shqyrtuar mundësinë që Kampionati Evropian i vitit të
ardhshëm të zhvillohet në
Rusi.
Evropiani i vitit 2020, i shtyrë për vitin 2021 ishte
planifikuar të mbahej në 12 qytete.
Amsterdam, Baku, Bukureshti, Budapesti, Kopenhagen, Dublin, Glasgoë, Londra, Munich, Roma, Petërsburgu dhe Bilbao ishin
planifikuar të ishin qytetet që do të organizonin ndeshjet e turneut, me finalen që pritej të mbahej në “Wembely”.
Por, raportet që vinë nga Spanja flasin për një mundësi që ky turne të organizohet vetëm në
Rusi, duke qenë se rreziku i infektimit në një vend është më i vogël dhe se Rusia ka infrastrukturën e nevojshme gati, duke qenë se ishte nikoqire e Kampionatit Botëror të vitit 2018.
Azerbejxhani është eliminuar si opsion pas shpërthimit të luftës me Armeninë raporton Le Parisien.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 19:31