Ndryshohet formati dhe pagesat e EFL dhe FA Cup
Koronavirusi ka shkaktuar probleme të mëdha në futboll si në organizim ashtu edhe në financa.

Federata Angleze ka bërë të ditur se ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në formatin e FA Cup dhe EFL për sezonin e ardhshëm.

Katër rundete para të EFL do të luhen para fundit të shtatorit derisa gjysmëfinalet do të luhen me vetëm nga një ndeshje.

Fillimi i hershëm i këtij kompeticioni do t’i lejoj skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të kenë më shumë hapësirë në kompeticionin evropianfillon në muajin tetor.

Pesë rundet e para të EFL do të kryhen para krishtlindjeve derisa finalja është planifikuar për në muajin shkurt.

Gjithashtu edhe të ardhurat do të kthehen në nivelin e vitit 2017/18 pas dy viteve që patën rritje të ndieshme.
Shtuar më 13/08/2020, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori