Ndryshoi mendje për të ndëshkuar Ramos, gjyqtari sqaron skandalin
Gjyqtari Janny Sikazëe në ndeshjen mes Real Madrid dhe Kashima ishte pjesë i një episodi shumë të rëndësishëm pasi Sergoi Ramos mund të ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Ai vrapoi për t’i nxjerrë karton të verdhë, po në një moment të dytë ndërroi mendje. Kaq ka mjaftuar që mediat e ndryshme ndërkombëtare ta cilësonin veprimin e tij si një skandal. Ditën e sotme Sikazëe ka sqaruar situatën e ndodhur e cila sipas tij ka ardhur si pasojë e komunikimit gabim me asistentin.

“Ishte një mungesë e komunikimit mes meje dhe asistentit tim. Ai më këshilloi se nuk ishte ndërhyrje për karton të verdhë. Por unë nuk e kam dëgjuar mirë dhe ai ma përsëriti për herën e dytë. Kjo është gjithçka që u përfol në media", u shpreh ai.

Shtuar më 20/12/2016, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori