Ndryshon e ardhmja e Ighalo, agjenti i lojtarit zbulon gjithçka
Agjenti i Odion Ighalo ka pretenduar se një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e huazimit të sulmuesit në Man Utd është "shumë afër".

Klubi i Shanghai Shenhua kishte kërkuar që Ighalo të kthehej në Kinë përpara sezonit të ri të Superligës kineze, për shkak që fillon muajin e ardhshëm.

Huazimi aktual i Ighalo skadon të hënën, por United po punon për të ruajtur shërbimet e tij deri në fund të sezonit.

Bisedimet dukej ishin ndaluar, por duket se një marrëveshje tani mund të përfundohet.

"Nga njëra anë, Odion ndihet shumë mirë në Manchester me të cilin është shumë afër një marrëveshje për pagë", i tha FootMercato agjenti i Ighalo, Ladi Salami.

"Bisedimet me ekipin në Kinë po shkojnë shumë mirë dhe të shohim fjalën përfundimtare".


Shtuar më 27/05/2020, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori