Ndryshon orari i ndeshjes Kukësi-Laçi, shkaku i errësirës
Pëlqej
Ditën e mërkurë është parashikuar të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Laçit ,e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Ora e caktuar për këtë takim ishte 16:00. Megjithatë, organizatorët në FSHF kanë vendosur që kjo ndeshje të luhet në orën 15:30.

Kjo lëvizje vjen për shkak se stadiumu “ Zeqir Ymeri” është pa ndriçim dhe ndeshja mund të shkojë në shtese. Për rrjedhoj mund të errësohet dhe do të duhet që takimi të ndërpritet. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori