Ndryshon renditja për pjesëmarrje në Champions League, zhgënjehet Anglia

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Champions League ka hyrë në një periudhë interesante pasi po luhen ndeshjet e para në fazën me eliminim direkt.

Institucioni më i lartë i futbollit evropian (UEFA) ka rifreskuar të dhënat pas ndeshjeve të para me eliminim direkt në Champions dhe Europa League.

Sipas të dhënave nga UEFA për ndeshjet e para të vitit 2017, vendin e parë e mban Belgjika me 1 mijë pikë, e ndjekur nga Rusia me 800 dhe Franca me 667. Është Gjermania që renditet e katërta me 600 pikë dhe më pas vijnë Turqia, Danimarka, Portugalia, Anglia, Polonia dhe Greqia.

Pavarësisht se Spanja nuk rezulton në klasifikimin e 10 vendeve të para, vazhdon të mbajë kryesimin e përgjithshëm me 98856 pikë që përfaqësohet me 7 skuadra në Europë, ndërsa Gjermania mban vendin e dytë me 77069 pikë dhe përfaqësohet nga 5 skuadra.

Anglia humbet terren edhe pse vazhdon të qëndrojë në shkallën më të ulët të podiumit duke e ngushtuar në rreth 2 mijë pikë diferencën me Italinë e vendit të katërt. Fitoret e Romës dhe Fiorentinës në raundin e 1/16-ave në Europa League janë një bonus i madh për Serie A që kërcënon të zbresë një pozicion më poshtë skuadrat ishullore.

E diferencuar me rreth 17 mijë pikë nga Italia mbetet Franca që duhet të punojë shumë për të hyrë në katërshen e kampionateve më prestigjoze të kontinentit, ndërsa Rusia ka parakaluar Portugalinë. / supersport
Shtuar më 17/02/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori