Në Angli janë bindur: Juve hap "dritën jeshile" për largimin e Alex Sandros
Alex Sandros sipas të gjitha gjasave do të jetë një lojtar i Chelsea-t në sezonin e ardhshëm duke lënë kështu Juventusin pas dy sezonesh.

Mbrojtësi brazilian ka pranuar ofertën e skuadrës londineze që drejtohet nga Antonio Conte dhe pritet që brenda pak ditësh të kompletojë transferimin e tij në Premier League ku bisedimet kanë filluar prej kohësh.

Portali britanik "metro" shkruan se kampionët e Italisë janë dorëzuar para ofertës së Chelsea-t, 70 milionë euro, por edhe para dëshirës së lojtarit për t’u larguar dhe tani nuk mund të bëjë më asgjë për ta ndalur largimin e tij.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë ditët e ardhshme, ndërsa kampionët e Italisë tani duhet të kërkojnë për mbrojtës krahu, teksa kandidati më i mundshëm është Spinazzola nga Atalanta. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori