Në Angli ndodh me "pikatore", Tuchel i jep pushim futbollistëve
Skuadra e Chelseat ka shënuar një fitore të madhe mbrëmë ndaj Newcastle United me rezultat 2-0.

Angli vazhdon të jetë orar i ngjeshur për të gjitha ekipet, sidomos ato që luajnë në të gjitha kompeticionet.

Gjatë kësaj jave rikthehet UEFA Champions League, andaj klubeve pjesëmarrëse u shtohet edhe një ‘hall’ tjetër.

Rrallë ndodhë në Angli, por trajneri gjerman, Thomas Tuchel u ka dhënë dy ditë pushim futbollistëve të Chelseat.

Pushimi vjen pasi trajneri gjerman shpreson që lojtarët e tij të jenë në gjendje të mirë për ndeshjen në javën e ardhshme ndaj Atletico Madrid në kuadër të 1/16 së UEFA Champions.

Kujtojmë që para ndeshjes me klubin madrilen, Blutë do të luajnë në Premierligë të shtunën kundër Southamptonit.
Shtuar më 16/02/2021, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori