Vazhdon të bëjë jehonë transferimi i Xherdan
Shaqirit nga Inter te
Stoke City, por kësaj rradhe ajo që ka ndodhur nuk ka lidhje me fushën e futbollit.
Ish menaxheri i Manchester
City-t, Stuart Pearce bëri një gafë të madhe ditën e premte teksa fliste për firmën e
Shaqirit me ekipin anglez. Ai ngatërroi futbollistin e Zvicrës me këngëtaren kolumbiane
Shakira, raporton Portali Albeu.
Sigurisht që lajmi u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale dhe shumë fansa bënë shaka me Shakirën duke e uruar për transferimin te
Stoke City. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2015,
ora 14:54