Në Angli "zyrtarizojnë'' ditën e largimit të Mourinho
Largimi i trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho nga “djajtë e kuq” është vetëm çështje orësh. Sipas mediave angleze, “number one” do të shkarkohet nga drejtuesit e klubit pas ndeshjes ndaj Neëcastle. Nën drejtimin e trajnerit portugez, Manchester United regjistron startin më të dobët të dekadave të fundit.

Ndërkohë që kanë plot katër ndeshje radhazi që nuk njohin shijen e fitores. Mourinho ka prishur marrëdhëniet me Pogba, me pretendimin se francezi e ka kritikuar vazhdimisht për mënyrën e lojës që aplikon trajneri luzitan. Kujtojmë që Mourinho nuk gëzon një raport të mirë as me pjesën tjetër të ekipit pas ii ka kritikuar vazhdimisht në konferencat pas ndeshjes ku i ka cilësuar si fajtor pas dështimeve të një pasnjëshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori