Në "avionin" e Cristiano Ronaldos (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dashuria mes Cristiano Ronaldos dhe Real Madrid duket se është rindezur sërish, pas 7 golave në 2 ndeshjet e fundit, por tifozët e Manchester United, të nxitur nga zërat e merkatos, nuk heqin dorë nga ëndrra për të parë sërish CR7-ës me fanellën e "Djajve të Kuq".

Për ndeshjen që u zhvillua dje në "El Madrigal" mes Villarreal dhe Real Madrid, tifozët nga "Old Trafford" përgatitën një surprizë të veçantë për portugezin. Ata paguan 3800 euro për të marrë një avion me qera, i cili fluturoi mbi stadium duke shpalosur parrullën me mbishkrimin "Kthehu në shtëpi Ronaldo".

Iniciativa i përket tifogrupit "United Reel" që ka bashkëpunuar për këtë sipërmarrje bashkë me shoqata të tjera tifozësh të Manchesterit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Liban dhe Egjipt. Sipas drejtuesve të këtij tifogrupi gjithçka bëhet për të bindur portugezin që të rikthehet në shtëpinë e tij të vërtetë, në "Old Trafford". /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori