Në Basel duan Xhakën si kapiten, por nuk e lejon trajneri
Skuadra e Baselit duket se po kalon një periudhë jo të mirë. Ndeshjet e fundit të zviceranëve kanë qenë katastrofale.

Më e fundit ka qenë humbja turpëruese 7 me 1 përballë skuadrës së Young Boys. Ndërsa në “Telebasel” është ngritur si çështje gjetja urgjente e një lideri për ekipin.

Një kapiten që të marrë përsipër përgjegjësi për të çuar përpara ekipin. Një person me mentalitet fituesi dhe luftarak thuhet se mund ta bëjë shumë mirë këtë detyrë dhe ai është Taulant Xhaka.

Por gjithnjë sipas “Telebasel”, trajneri i ri i Baselit Marsel Koler nuk e ka shumë në konsideratë lojtarin. Ndërsa më parë në drejtimin e trajnerit të mëparshëm Xhaka ka qenë një nga më të mirët e ekipit.
Shtuar më 24/09/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori