Danimarka po tenton të rinisë jetën pas pandemisë Covid-19, me klubet sportive që janë ndër më aktivet në gjetjen e zgjidhjeve për normalitetin e ri. Klubi i FC Copenhagen nisi një iniciativë të veçantë në llojin e saj, duke i shndërruar tribunat e stadiumit në banka për shkollë në qiell të hapur.
Nxënësit e klasave të katërta dhe të
pesta zhvilluan
ditën e parë të mësimit në
impiantin e skuadrës së kryeqytetit danez. Gjithçka nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, ndërsa mësimi në
stadium do të zhvillohet për shtatë javët në vijim.
Shtuar më 12/05/2020,
ora 14:24