Ne dyshim transferimi i Shevchenkos tek Milani
Albeu.com
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se negociatat me Chelsean për të transferuar sulmuesin ukrainas Andrey Shevchenkon, janë ndërprerë.Dje përfaqësues të dy klubeve janë takuar dje me synimin të arrijnë marrëveshje për transferimin e Shevchenkos tek Milani, dhe pritej që lojtari madje gjatë vikendit të kthehej në Milan.

Megjithatë, negociatat nuk kaluan në mënyrën më të mirë dhe zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se ekzistojnë dallime të mëdha në mes dy klubeve. Derisa kuqezinjtë dëshirojnë ta angazhojnë ukrainasin si huazim njëvjeçar, Chelsea kërkon marrëveshje të përhershme.

“Negociatat për Shevchenkon janë të ngrira. Milani kishte mundësinë ta angazhojë lojtarin si huazim me mundësi për një transferim të plotë, por Chelsea tha JO, pasi që kërkon që shitja të bëhet që tani”, ka thënë mbrëmë Galliani për mediat italiane.
Shtuar më 22/08/2008, ora 16:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori