Në dyshime për përdorimin e dopingut, Begaj rrezikon të humbasi edhe këtë shumë të madhe
Pëlqej
Peshëngritësja Romela Begaj, e cila në kampionatin e fundit botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpall kampione në stilin e shkëputjes dhe nënkampione bote në dygarësh, është në dyshime për përdorim dopingu.

Nëse testet A dhe B do të figurojnë pozitive, rekordmenja jonë e peshëngritjes do të rrezikojë një dënim që mund të variojë deri në 8 vjet pezullim, nisur nga faktet e disa shtangistëve që kishin të njëjtin fat.

Por, njëkohësisht, ajo humbet edhe shpërblimin prej 100 milionë lekësh të vjetër, i cili i takonte, në bazë të ligjit për sportin, të aprovuar nga qeveria shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori