Në "Euro 2016" do të ketë më shumë Milan-a se Milan
Një statistikë interesante që lidhet me Kampionatin Evropian që luhet në Francë, por që nuk do t'i pëlqejë Milanit.

Në "Euro 2016" do të ketë më shumë lojtarë që mbajnë emrin Milan, se sa lojtarë të skuadrës së famshme, AC Milan.

Milan Badelj, Milan Skoda dhe Milan Skriniar janë tre futbollistët me emrin e skuadrës së famshme, ndërsa janë vetëm dy lojtarë të Milanit që do të jenë në këtë kompeticion, De Sciglio dhe Kucka.
Shtuar më 02/06/2016, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori