Në finalen e Ligës së Kampioneve me Interin
"Ëndërroj një finale në Ligën e Kampioneve kundër Interit". De Laurentis nuk i vë limite Napolit pas fitores së madhe kundër Villarealit. "Ne luajmë shumë mirë kundër skuadrave të mëdha, sepse ato luajnë hapur dhe na lënë të luajmë, ka vazhduar presidenti i Napolit.

Kundër Interit do të jetë një ndeshje e bukur: "Ne jemi të mëdhenj me të mëdhatë sepse kampionët tanë janë më të motivuar".

"Ekipet e mëdha na lënë të luajmë, ndërsa ato provinciale na vënë më shumë në vështirësi. Interi ka rigjetur lojën e vet me Ranierin, por unë kam besim te Laveci, Hamsik, Zuniga dhe të Maxhio i rikthyer".

"Më vjen keq për Cavanin, por shpresoj që Pandev të marrë një revansh duke shënuar golin e ish-it". /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori