Në Francë apo Angli, ku do të shkojë Allegri?
Massimiliano Allegri mbetet i lidhur me stolin e Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea.

Ai ka qenë në mënyrë të përsëritur i lidhur me rolin e trajnerit te Unitedi, edhe pse fitorja e tyre 2-1 te PSG mbrëmë forcoi pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe le10sport.com, kjo ndeshje grumbulloi më shumë presion mbi trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, i cili tani ka mbi vete hijen e Allegrit.

Ndërkohë, gazeta Quotidiano Sportivo këmbëngul se Chelsea është ende duke e vëzhguar situatën e Allegrit dhe mund të kontaktojë nëse rezultatet e Frank Lampard nuk përmirësohen.
Shtuar më 21/10/2020, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori