"Në fund fitojnë gjermanët" minuta e 90-të i jep fitoren përballë Hollandës (VIDEO)
Një ndeshje spektakolare kjo mes Hollandës dhe Gjermanisë. Një pjesë e parë që foli e tëra për Gjermaninë ku edhe shënoi dy gola ndërsa e dyta foli totalisht për Hollandën ku arritën të barazonin rezultatin në 2-2.

Por në këtë rast zë vend shprehja "në fund fitojnë gjermanët" pasi në minutën e 90’ është Schulz ai që kalon sërish në avantazh panzerat të cilët nuk e patën të vështirë ta mbanin dëri në fundin e sfidës.

Në "Johan Cruyff Arena" u zhvillua një ndeshje spektakolare ashtu sic i ka hije derbit të Europës. /albeu.com/


Shtuar më 24/03/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori