Në fund të merkatos: Ndosh shkëmbimi i madh mes PSG dhe Real-it
Fundit i merkatos pritet të sjellë një shkëmbim interesant mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.

Situata e portierit Navas nuk është aspak e qetë pasi katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka mbetur në stolin rezervë.

Ky rol nuk i pëlqen aspak Navasit, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”. Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është PSG që ka një ide për afrimin e tij.

Sipas gazetës spanjolle AS, PSG po diskuton me Real Madridin për një shkëmbim mes Navasit dhe portierit të tyre Alphonse Areola.
Areola mund të hynte në negociata dhe të transferohej në "Bernabeu" si zëvendës i Courtois, një rol që Navas nuk është më i gatshëm ta përmbushë.

Raportet efundit bëjnë me dije që Navas tashmë ka rënë dakord me kushtet e kampionëve të Ligue 1, ndërsa Areaole duhet të diskutoj me Realin.
Shtuar më 29/08/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori