Ne fund te sezonit, Maldini do ti thote lamtumire futbollit
Albeu.com
Ish lojtari i kombëtares italiane e që gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike është aktivizuar vetëm pranë Milanit, ka luajtur mbi 600 ndeshje në Serinë A dhe ka fituar një shumë çmime.Legjenda e Milanit, Maldini, ka deklaruar se do të lërë futbollin në fund të këtij sezoni. Ish lojtari i kombëtares italiane e që gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike është aktivizuar vetëm pranë Milanit, ka luajtur mbi 600 ndeshje në Serinë A dhe ka fituar një shumë çmime. E teksa ai përgatitet për lamtumirë ndaj fushës së blertë, i biri, duket se do të ndjek gjurmët e të atit. Në një prononcim për Corriere Dello Sport, Maldini u shpreh se “Kësaj here jam i sigurt. Në fund të sezonit, do të lë futbollin. Nuk kam më ndërmend të rishikoj vendimin tim. Dëshiroj që të jem i lidhur me futbollin, por tashmë jo si lojtar në fushën e blertë. Dua që shiritin e kapitenit të ekipit, t’ia dorëzoj Massimo Ambrosinit, pasi edhe ai karierën e tij e ka nisur tek Milani”.
Shtuar më 24/10/2008, ora 21:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori