Në fund të sezonit ndodh shkëmbimi më i madh në histori
Pëlqej
Siç raportojnë mediat spanjolle, prej disa kohësh Hazard është përfolur për një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’, por mund të jetë pikërisht merkato e radhës, ajo që mund te sjellë konkretizimin e këtij operacioni.

Nëse fundi i sezonit do të konfirmojë Zidanë, ai është i vendosur të sjellë në Madrid belgun Hazard. Ndërkohë Lojtari i Chelseat ka një kontratë të vlefshme që parashikon qëndrimin e tij tek Blutë e Londrës edhe për dy vjet e gjysmë, por vetë 27-vjeçari nuk dëshiron më të qëndrojë në Premier League, duke justifikuar spekulimet mediatike.

Hazard ka vendosur të mos rinovojë me klubin anglez, çka shton probabilitetin e rikthimit të uellsianit Bale në Angli, në kuadër të këtij shkëmbimi. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori