Në garë pë Aubameyang hynë edhe Interi
Interi i është bashkuar Barcelonës në garë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang thuhet të jetë i palumtur në Emirates dhe si pasojë nuk ka dashur t’i vazhdojë bisedimet për kontratë të re.

Gazeta britanike “Mirror” raporton se 30-vjeçari është tërhequr nga bisedimet me Arsenalin për vazhdimin e kontratë, e cila i skadon në fund të sezonit 2020-21, dhe më gjasë do të shitet në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë.

Barcelona është skuadra që ka shfaqur interesim për të në muajt e fundit.

Por, sipas të përditshmes britanike, nuk është vetëm kampioni spanjoll që e do sulmuesin e Arsenalit.

Garës për të i është bashkuar edhe gjiganti italian Inter.
Shtuar më 02/01/2020, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori