Në grupi I, ku merrr pjesë Kosova spikat super sfida Turqi - Kroaci
Pëlqej
Në Grupin I, ku bën pjesë edhe Kosova, spikat përplasja mes Turqisë dhe Kroacisë që do të luhet në stadiumin Yeni Eskisehir.

Vendasit, që renditen në vendin e katërt me 4 pikë më pak se kundërshtarët kroatë opsion të vetëm për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim kanë vetëm fitoren, ndërsa formacioni i Ante Cacic mund të kënaqet edhe më një barazim në këtë transfertë të vështirë, për t’i shkarkuar më pas bateritë në dy takimet e fundit ndaj Finlandës në shtëpi dhe Ukrainës në transfertë.

Po në këtë grup Islanda pret Ukrainën në një përplasje të ashpër për vendin e dytë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori