Në Itali e bëjnë të sigurtë, Hysaj do firmosë me gjigandët e Serisë A
Elseid Hysaj është pranë Romës. Janë përfolur shumë skuadra për mbrojtësin kuqezi, por me sa duket destinacioni i tij do të jetë ekipi kryeqytetas.

"Gazzetta dello Sport" raporton se mbrojtësi i Napolit do të transferohet te Roma, kalim që do të zyrtarizohet brenda këtyre ditëve. Vetë shkodrani kishte deklaruar se dëshiron të largohet nga napolitanët për shkak të lënies në stol nga ana e trajnerit Carlo Ançeloti.

Nuk dihet nëse do të paguhet shuma e 20 milionë eurove aq sa kërkojnë napolitanët, por fakt është se 25-vjeçari mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Romës.
Shtuar më 20/07/2019, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori