Në Itali fitojnë të gjithë pretendentët. Napoli përmbys Lacion
Seria A luajti sot në mbrëmje ndeshjet e vlefshme për javën e 5-të.

Të gjitha ekipet pretendente fituan, ndërkohë që në sy bie triumfi me përmbysje i Napolit në transfertë ndaj Lacios, si dhe shkatërrimi që Atalanta i bëri Krotones.

Roma fitoi në transfertë 0-4 ndaj Beneventos së Memushajt.
Mesfushori shqiptar u kthye për 90 minuta të plota në fushë, por një dopietë e Xhekos dhe dy autogola i dhanë fitoren Romës.
Juventusi fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-0. Golin e vetëm e shënoi Manxukiç në minutën e 52-të.
Milani mposhti Spalin në shtëpi me rezultatin 2-0. Golat u shënuan të dy me penallti, më saktësisht nga Rodrigez në minutën e 26 dhe Kesi në të 61-tën.

Napoli mposhti në transfertë me përmbysje Lacion me shifrat 1-4.

De Vrij kaloi vendasit në avantazh në minutën e 30, por në pjesën e dytë të besuarit e Sarrit dhuruan spektakël. Kulibali në të 54-tën, Kajehon në të 56-n, Mertens në të 59-n dhe Jorginjo në të parën e shtesës me penallti ishin autorët e golave. Mertens realizoi një supergol duke përfituar nga fakti që Strakosha kishte dalë nga porta, ndërkohë që

Hysaj e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

Atalanta e Etrit Berishës bëri spektakël ndaj Krotones së Arlind Ajetit duke fituar në shtëpi me rezultatin 5-1. Të dy shqiptarët luajtën për 90 minuta të plota dhe mbrojtësi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e dytë shtesë së pjesës së parë. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori