Agjenti i Mario Balotellit, Mino
Raiola, ka kritikuar fokusin e mediave italiane në jetën private të klientit të tij, pasi po thuhet se SuperMario po konsultohet me një psikolog për t’u sjellur më mirë.
Raiola ka kërkuar ruajtjen e privatësisë së lojtarit të tij.
“Në
Itali ne flasim vetëm për politikë dhe për
Marion. Që të përmbushin normat e tyre në
media ata duhet që të bëjnë
storie të ndryshme sikurse që është ajo e psikologut – dhe kjo është qesharake. Me
Marion ka shumë
storie në
media për veturat e tij, fitimet e tij e deri te shtëpia e tij”, ka thënë
Raiola.
/albeu.com/
Shtuar më 27/10/2013,
ora 20:16