Në Itali shpresojnë për një transferim të Messit, ish-lojtari argjentinas: E ka në dorë Zaneti
E ardhmja e
Lionel Mesit është e papërcaktuar edhe pse argjentinasi ka deklaruar se nuk do të rinovojë me Barcelonën në fund të merkatos.
Destinacionet kryesore ku 6 herë fituesi i Topit të Artë mund të shkojë janë PSG dhe Manchester City të cilat mund t’i ofrojnë pagën e majme që ai kërkon, por dhe një terren majft të përshtatshëm ku të luftojë për trofeun e Champions League.
Pavarësisht se është gati e pamundur, në
Itali shpresojnë akoma se
Lionel Mesi mund të trasnferohet tek
Interi. Ish-mbrojtësi i kësaj skuadre, Veron, beson se zëvendës presidenti, Javier
Zaneti mund ta bindë Messin të trasnferohet në Milano.
“Shanset që ai të transferohet në
Itali janë të pakëta.
Nëse kjo do të arrihej, do të bëhej
nëse Javier
Zaneti e bind atë për projektin dhe sa i rëndësishëm do të ishte Messi tek
Interi. Në fund të fundit vendimit mbetet tek
Lionel Mesi”- u shpreh Veron.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 19:44