Ne janar e gjithe vemendja te Manchester City
Pëlqej
Albeu.com
Pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të majme parash në afatin kalimtar të janarit.
Duke u afruar janari, vëmendja e mediave gjithnjë shkon duke u përqendruar te City, pasi që pronarët e rinj dëshirojnë që ta përforcojnë skuadrën e tyre për gjysmën tjetër të sezonit.

Problemi kryesor te skuadra e dytë e qytetit të Mançesterit është mbrojtja, ndërsa emrat që prijnë në listën e Abu Dhabi Group janë John Terry dhe Kolo Toure.

Ndërsa mësohet se pasanikët janë të gatshëm të ofrojnë një mega ofertë prej 130 milionë euro për dy superyjet e Serie A, portierin e Juves, Gigi Buffon, dhe asin e Milanit, Kaka.

“Daily Telegraph” njofton se City do të bëjë një ofertë prej 65 milionë eurosh për Buffonin dhe një ofertë që ka të njëjtën vlerë edhe për Kaka.
Shtuar më 26/11/2008, ora 22:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori