Në janar Gilardino në Liverpul?
Vazhdojnë zërat e merkatos për sulmuesin e Italisë dhe Fiorentinës, Alberto Gilardino. Sulmuesi viola është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të Udineses, Marsejës dhe Villareal por duket se në orët e fundit shtohet edhe interesi i Liverpul, që kërkon ti gjejë partnerin e duhur në repartin ofensiv, uruguajanit Luis Suarez.

Sipas shtypit britanik, "Reds" mund të përgatisin një ofertë që në merkaton e janarit. Fiorentina ka refuzuar disa oferta për bomberin e saj, e vlerëson lojtarin e saj jo më pak se 15 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2011, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori