Në janar Kivu te Liverpul
Mbrojtësi rumun i Interit, Kristian Kivu duket se do të kalojë në Anfield Road. Klubi i Liverpul duke parë që nuk mundi të marrë shërbimet e mbrojtësit të Newcastle, Koloçini, duket se ka gjetur zëvëndësuesin e tij tek mbrojtësi zikaltër.

Siç thuhet në mediat britanike, Kristian Kivu do të shkojë në Liverpul, në merkaton e janarit. Klubi anglez do ti paguajë Interit një shumë prej 9 milionë eurosh dhe lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, raportojnë burime pranë klubit legjendar. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori