Në janar shkëmbim Sneijder-Pastore?
Sipas asaj që raporton "La Gazzetta dello Sport", në vazhdim të situatës së vështirë që po përjeton Wesley Sneijder te Inter, drejtuesve zikaltër i ka lindur një ide e re përsa i përket merkatos dhe që ka të bëjë me një shkëmbim kokë më kokë me argjentinasin e Paris Saint Germain, Javier Pastore.

Për momentin është thjesht një ide, edhe pse diferenca mes kartonëve të dy futbollistëve është evidente, por dihet që në merkaton e janarit shkëmbimi i lojtarëve është më i lehtë për tu realizuar dhe duke parë situatën e të dy futbollistëve me skuadrat respektive kjo bindje përforcohet më shumë.

Gjithësesi, gjithçka mbetet për tu parë gjatë merkatos së dimrit.../albeu.com/
Shtuar më 30/11/2012, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori